Facebook sjell replikat me video në fushën e komenteve

Publikuar më: 10-06-2016

facebook-logo-crop-100657820-largeDuke filluar nga dita e premte përdoruesit e rrjetit social Facebook mund të ngarkojnë video në seksionin e komenteve të një përmbajtjeje publikuar nga një individ, faqe apo grup. Ky funksionalitet është i disponueshëm globalisht në Android, iOS dhe desktop.

Video komentet lindën gjatë evenimentit hackathon të Facebook në javët e para të 2016-tës. Ky eveniment organizuar nga Facebook nxit zhvilluesit për një kohë të limituar të krijojnë një funksionalitet të ri që dëshirojnë apo e shohin të nevojshme.

facebookvideocomments-100665648-largePër të përdorur video komentet mjafton të klikoni mbi ikonën e kamerës që gjendet ngjitur me fushën e komenteve. Përdoruesit e aplikacioneve mobile gjithashtu mund të ngarkojnë video realizuar nga kamera e telefonit të tyre.

Kjo është hera e dytë që Facebook lejon video komentet. Fillimisht i bëri të mundur për publikimit të një lidhjeje nga faqet e njohura si Youtube ndërsa tani e tutje edhe përmes ngarkimit direkt. (PCWorld Albanian)

Facebook sjell replikat me video në fushën e komenteve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)