Facebook sjell Instant Articles në aplikacionin Messenger për Android, së shpejti edhe në iOS

Publikuar më: 14-07-2016

Facebook-Messenger-large-930x509Facebook njoftoi ditën e sotme se Instant Articles nuk do të jenë të kufizuara vetëm në aplikacionin kryesor të Facebook. Edhe Facebook Messenger në Android do të përfitojë ndërsa homologu i iOS vetëm në javët në vijim.

Versionin më të fundit të Messenger në Android me mbështetjen për Instant Articles mund ta shkarkoni në Google Play Store menjëherë.

Instant Articles është ndër risitë më të fundit të Facebook artikujt të cilët filluan të ofroheshin në masë që nga muaji Prill nga disa publikues që kishin aplikuar. Veçantia e tyre është leximi i artikujve të një publikuesi pa u larguar nga rrjeti social në drejtim të uebfaqes.android-ia-v2

Si funksionon? Nëse gjatë një bisede në Messenger merrni një lidhje artikulli i cili është i disponueshëm edhe në formën e Instant Articles ju do të vëreni një ikonë në formë vetëtime në cepin e djathtë lart të fotos së lidhjes.

Me 900 milion përdorues aktivë në muaj, do të ishte çmenduri sikur Facebook të mos e sillte këtë risi edhe në aplikacionin Messenger. Implementimi i Instant Articles është një prej mënyrave që Facebook po përpiqet të përmirësojë akoma më tej eksperiencat mobile në aplikacioneve të saj. (PCWorld Albanian)

Facebook sjell Instant Articles në aplikacionin Messenger për Android, së shpejti edhe në iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)