Facebook sjell enkriptimin fundor në aplikacionin Android dhe iOS të Messenger

Publikuar më: 08-07-2016

secretconversationsfacebook-100670632-largeFacebook po ndjek trendin e komunikimit të enkriptuar në aplikacionet mobile motivuar nga shërbimet si WhatsApp, Viber dhe Google Allo prandaj ditën e sotme rrjeti social prezantoi një version beta të Messenger në Android dhe iOS me enkriptim fundor (E2EE).

Bisedat sekrete, siç Facebook dëshiron ti quajë, do të jenë të disponueshme në një numër të limituar përdoruesish pasuar nga një disponueshmëri më e gjërë gjatë sitnës së Verës. Për enkriptimin fundor në Messenger filloi të flitej në muajin Mars dhe ndryshe nga WhatsApp, ky nivel sigurie nuk do të jetë aktiv për të gjitha mesazhet automatikisht.

Përkundër, bisedat sekrete të Messenger do të jenë të disponueshme vetëm në rast se përdoruesi i kërkon dhe jo automatikisht. Kur mesazhet enkriptohen ata do të mund të aksesohen vetëm nga dy bashkëbiseduesit.

Krahas enkriptimit Facebook po implementon vetëshkatërrimin e mesazheve pas një periudhe kohore të përcaktuaa nga vetë përdoruesit. Bisedat sekrete(të enkriptuara) nuk do të jenë të integruara me panelin kryesor të bisedave në aplikacionin Messenger.

Disavantazhi më i madh i bisedave sekrete është pikërisht kufizimi në vetëm një paisje kjo sepse Facebook nuk ka akoma një sistem të shpërndarjes së çelësave të të enkriptimit në paisje të shumëfishta shkruante Wired.

Gjithashtu bisedat sekrete do të vuajnë mungesën e mbështetjes për imazhet GIF, videot, sistemet e pagesave të Facebook dhe një sërë funksionalitetesh kyçe të Messenger. Protokolli i enkripimit do të jetë ai i ndërtuar nga Open Whisper Systems Signal i përdorur edhe nga WhatsApp. (PCWorld Albanian)

Facebook sjell enkriptimin fundor në aplikacionin Android dhe iOS të Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)