Facebook shton mbështetjen për Dropbox në platformën e komunikimit Messenger

Publikuar më: 12-04-2016

dropbox-ian-lamont-flickr-930x698Dropbox prezantoi një funksionalitet të ri i cili bën të mundur shpërndarjen e fotove, videove dhe përmbajtjeve të tjera në një bisedë në aplikacionin Facebook Messenger. Kjo risi është e disponueshme që nga dita e sotme në aplikacionet iOS dhe Android ku mund të ndani të dhënat menjëherë jo vetëm nga aplikacioni Dropbox por edhe nga Messenger.

Rrjeti social Facebook konfirmoi për VentureBeat se kjo është hera e parë që Messenger bashkëpunon me një shërbim cloud siç është Dropbox.

“Ne dëshirojmë që përdoruesit të komunikojnë ashtu siç realisht kanë nevojë në Messenger, me të gjithë ata që kanë më së shumti rëndësi për ta,” u shpreh Stan Chudnovsky, shef i Messenger. “Duke u dhënë mundësinë për të shpërndarë videot dhe imazhet e tyre të ruajtura në Dropbox përmes Messenger, ne u kemi dhënë më shumë stil dhe personalitet bisedave të përdoruesve.”

Gjatë një bisede në Messenger mjafton të klikoni butonin More dhe në opsionet që shfaqen përzgjidhni Dropbox. Që shpërndarja e përmbajtjeve të realizohet fillimisht u duhet të qaseni në llogarinë tuaj në aplikacionin Dropbox. Më tutje do të mund të shpërndani përmbajtjet nga Dropbox në Facebook Messenger pa qenë nevoja për tu larguar nga ky i fundit.

Video dhe Imazhet do të jenë të shikueshme brenda bisedës duke krijuar më shumë ndërveprim mes bashkëbiseduesve. Dropbox është bërë shërbimi më i fundit që i bashkohet strategjisë së Facebook për ta shndërruar aplikacionin Messenger në një platformë. Kjo strategji u bë publike vitin e kaluar në konferencën e zhvilluesve, ku ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga edicioni i radhës i F8, Facebook pritet të zbulojë fazën e dytë të strategjisë. (PCWorld Albanian)

Facebook shton mbështetjen për Dropbox në platformën e komunikimit Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)