Blog

Facebook shënon një tjetër rekord! 1 miliard përdorues vetëm ditën e Hënë

Aug 28 2015
0 Shpërndarje
Facebook shënon një tjetër rekord! 1 miliard përdorues vetëm ditën e Hënë

id-2962042-zucke-100603025-largeGjigandi i rrjetit social Facebook ka arritur një rekord të ri në historinë e tij. Gjatë raportimit të të dhënave për muajin korrik, Facebook krenar deklaroi se mesatarja e numri të përdoruesve ditor të Facebook është 968 milion përdorues.

Dita e hënë shënoi ditën e parë në të cilën numri i përdoruesve që u kyçën në këtë rrjet social arriti shifrën prej 1 miliardësh. Këtë lajm e dhashefi ekzekutiv Mark Zuckerberg me anë të një postimi në Facebook ditën e enjte.

E parë nga një këndvështrim tjetër, 1 në 7 njerëz në botë përdorën Facebook ditën e hënë. Zuckerberg nuk zbuloi diçka më tepër rreth statistikave apo faktit se çfarë ka ndikuar në këtë përdorim masiv ditën e hënë. Ajo që është vënë re vitet e fundit është se numri i përdoruesve të Facebook nga pajisjet mobile po rritet shumë më shumë se sa numri i përdoruesve nga desktop.

Përdorimi nga pajisjet mobile sigurisht që ka ndikuar shumë në arritjen e një rekordi të tillë. Për më tepër si faktor ndihmës mund të renditet dhe iniciativa e ndërmarrë nga vet Facebook, Internet.org e cila ka si qëllim aksesimin e internetit dhe në zona ku është e vështirë mbulimi me sinjal. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>