Facebook sfidon Linkedin me postimet e vendeve të lira të punës

Publikuar më: 08-11-2016

A 3D-printed Facebook logo is seen in front of a displayed stock graph in this illustration takenFacebook njoftoi ditën e Hëne se po teston një funksionalitet nëpërmjet të cilit administratorët e faqeve mund të krijojnë postime për vende të lira pune në të njëjtën kohë të marrin edhe aplikime nga kandidatët.

Kjo lëvizje përfaqëson një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj shërbimit të rekrutimit të Linkedin. Shumica e të ardhurave të kompanisë në fjalë vinë pikërisht nga gjahtarët e vendeve të punës dhe rekrutuesve të cilët paguajnë një tarifë mujore për të publikuar rezymenë e tyre dhe për tu lidhur me sa më shumë njerëz.

facebook-jobs

Me këtë risi për platformën, Facebook mund të drejtojë më shumë trafik drejt faqeve të rrjetit social të cilët do të detyrohen të paguajnë nëse kërkojnë numër të lartë kandidatësh raportoi TechCrunch.

Gjatë muajit Tetor, Facebook lançoi Marketplace nëpërmjet të cilit përdoruesit mund të blinin dhe shisni sende me vlerë lokalisht. (PCWorld Albanian)

Facebook sfidon Linkedin me postimet e vendeve të lira të punës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)