Facebook prezantoi shërbimin e pagesave përmes aplikacionit Messenger

Publikuar më: 13-09-2016
A man poses with a magnifier in front of a Facebook logo on display in this illustration taken in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, December 16, 2015. REUTERS/Dado Ruvic

Aplikacioni i komunikimit Messenger, i cili numëron mbi 1 miliard përdorues, po përgatitet të sjellë në platformë shërbimin e pagesave për të mirat materiale dhe shërbimet. Ishte David Marcus, zëvendës presidenti produkti pranë Facebook, i cili zbuloi detajet e para gjatë konferencës TechChrunch Disrupt.

Marcus bëri të ditur se rrjeti social po punon me një sërë ofruesisht të pagesave si PayPal, Visa, MasterCard, American Express dhe Stripe për të implementuar veçoritë e para të këtij lloji në programet e automatizuara të cilët i njohim si robotë.

Kjo fushatë është në fazë beta të mbyllur e disponueshme vetëm për një numër të caktuar zhvilluesit. Në lidhje me platformën e robotëve të komunikimit, Marcus tha se që nga muaji Prill më shumë se 34,000 zhvillues janë bërë pjesë duke ndërtuar 30,000 robotë. (PCWorld Albanian)

Facebook prezantoi shërbimin e pagesave përmes aplikacionit Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)