Facebook prezantoi një kamër 360 gradëshe quajtur Facebook Surround

Publikuar më: 13-04-2016

facebook-surround-360-100655672-largeFacebook dëshiron më shumë video 360 gradëshe në platformën e saj çka e nxiti që të prezantonte një video kamera 360 gradëshe me burim të hapur. Ditën e Marte, gjatë konferencës F8 të zhvilluesve rrjeti social kishte rezervuar disa supriza dhe kjo kamër e quajtur, Facebook Surround 360, është ndër më të spikaturat.

Paisja përbëhet nga 17 kamera dhe shfrytëzon një alegoritëm ndërtuar nga Facebook për të lidhur imazhet së bashku. Facebook nuk ka ndërmend të shesë këtë kamër 360 gradëshe por që po e ofron me burim të hapur. Dizajni i harduerit dhe dokumentacioni i softuerit përdorur në Facebook Surround do të bëhen të disponueshme në GitHub këtë verë.

Surround 360 është e aftë të realizojë video nga kënde të ndryshme njëherazi. Facebook shpreson se kjo risi do të sjellë më shumë përmbajtje dhe video 360 gradë në furnizuesin e saj të lajmeve. Esencialisht ndihmon rrjetin social të përmbushë objektivat: Të rrisë angazhimin e përdoruesve dhe të prodhojë më shumë përmbajtje të realitetit virtual.

Videot 360 gradëshe do të ngjajnë me këtë video të Star Wars, ku u duhet ta shikoni nga Chrome dhe Firefox. Shfletuesit Safari dhe Internet Explorer nuk mbështeten nga kjo teknologji. (PCWorld Albanian)

Facebook prezantoi një kamër 360 gradëshe quajtur Facebook Surround
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)