Facebook prezantoi komunitetin për adhuruesit e botës së sportit, Sports Stadium

Publikuar më: 21-01-2016

screenshot-1-matchup-and-friendsFacebook prezantoi një “vend të ri” siç e quante kompania në një postim në blog ku përdoruesit e rrjetit social do të marrin informacionet më të fundit nga bota e sportit.

Aktualisht i kufizuar vetëm në SHBA, zëdhënësit e kompanisë thanë për Recode se ky shërbim do të zgjerohet edhe në platforma të tjera në muajt e ardhshëm në të gjithë globin.

Ky komunitet i ri quhet Sports Stadium ndërkaq rrjeti social pretendon për 650 milion adhurues të sporteve në Facebook si ndjekës potencial të shërbimit të ri. Një komunitet të ngjashëm e ka krijuar Twitter me të ashtquajturin Moments të cilin e prezantoi në Tetor.

Me këtë stadium virtual, përmbajtjet në rrjetin social që kanë të bëjnë me sportet duke përfshirë komentet, postimet, rezulatatet madje dhe analizat nga ekspertë të njohur do të shfaqen në kohë reale sipas një rendi kronologjik në këtë komunitetet shkruante Facebook. Momentalisht shërbimi është i disponueshëm vetëm në aplikacionin Facebook për iPhone. (PCWorld Albanian)

Facebook prezantoi komunitetin për adhuruesit e botës së sportit, Sports Stadium
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)