Facebook prezantoi 17 lojëra për aplikacionin Messenger

Publikuar më: 29-11-2016

facebook-messenger-instant-gamesTë fiksuarit pas aplikacionit Facebook Messenger të përgatiten sepse kanë për tu fiksuar akoma edhe më shumë.

Rrjeti social prezantoi ditën e Marte një veçori nëpërmjet të cilës përdoruesit mund të luajnë lojëra popullore si Pac-Mac apo Space Invaders dhe shënon përpjekjen e radhës të kompanisë për tu marrë përdoruesve më shumë kohë nga jeta e tyre e çmuar.

Një përdorues në mesin e bisedës mjafton të klikojë ikonën e paraqitur në formën e një telekomande lojërash dhe të fillojë të luajë.

Ky funksion është i disponueshëm në 30 shtete ku as Shqipëria e asnjë prej vendeve fqinje nuk janë pjesë me përjashtim të Italisë.

games-list-ios

Të disponueshme janë vetëm 17 lojëra në Android dhe iOS. Titujt e lojërave janë: Galaga, Space Invaders, EverWing, Endless Lake, Arkanoid, Words With Friends Frenzy, Hex FRVR, Pac-Man, Shuffle Cats Mini, Wordalot, ZooKeeper, Track & Field 100M, Brick Pop, Bust-A-Move Blitz, 2020 Connect, Templar 2048 dhe The Tribez: Puzzle Rush.

Facebook krijoi një aplikacion veçmas të Messenger në 2014-tën duke acaruar së shumti përdoruesit.

Megjithatë ja ka vlejtur diçka e tillë sepse popullariteti i aplikacion u rrit ndjeshëm falë veçorive të reja që Facebook shtoi si lehtësira në pagesa dhe komunikim me video.

Facebook thotë se aplikacioni ka mbi 1 miliard përdorues, i dyti në botë për nga popullariteti. (PCWorld Albanian)

Facebook prezantoi 17 lojëra për aplikacionin Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)