Facebook po transformon faqet e rrjetit social në një treg online

Publikuar më: 12-09-2015

fb-logoDitëve të sotme bizneset tregtare kanë një mënyrë të re tepër efektive për të mbërritur tek konsumatorët, rrjetin social Facebook. Ky rrjet social po ua bën më të lehtë punën bizneseve me anë të dy seksioneve të reja; Blerjet(Shopping) dhe Shërbimet(Services).

Përmes tyre bizneset mund të paraqesin produktet dhe shërbimet e tyre direkt nga Facebook. Shefja e operacioneve në Facebook, Sheryl Sandberg prezantoi këtë risi gjatë një deklarate për shtyp ditën e djeshme në Kaliforni. Ajo tha se Facebook është ‘shtëpia’ e 45 milion bizneseve.

FB-services-640x580Seksioni i blerjeve, të cilin Facebook filloi ta testonte në muajin Korrik, i jep mundësi bizneseve të shfaqin dhe shesin produktet e tyre online. E rëndësishme është të theksojmë se këto seksione janë ende në një fazë testimi, por Facebook ka shtuar se ato do të jenë të disponueshëm masivisht në javët në vijim.

Qëllimi i seksioneve dhe funksionaliteteve të reja është ofrimi i një eksperiencë më të personalizuar tek konsumatorët që i përshtatet më së miri interesave të tyre. Pages i Facebook pritet të marrë një tjetër kuptim me mbërritjen e asistentit virtual ‘M’ të Facebook, i cili është ende në fazat e para të testimit të inteligjencës artificiale. (PC World Albanian)

Facebook po transformon faqet e rrjetit social në një treg online
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)