Facebook përqafon aplikacionet universale. Windows 10 është instaluar në 110 milion paisje

Publikuar më: 06-10-2015

windows-10-100620029-largeevenimentin e shumëpritur të Microsoft, kompania i prezantoi publikut një raport të detajuar përsa i përket adoptimit dhe përdorimit të sistemit të saj operativ Windows 10. Terry Myerson, shefi ekzekutiv i divizioni të softuerit dhe harduerit pranë Microsoft, zbuloi se aktualisht Windows 10 është instaluar në 110 milion pajisje.

Përveç statistikave, kompania na dha detaje të tjera përsa i përket përdorimit të softuerëve specifikë të tij siç janë shfletuesi, dyqani i aplikacioneve etj. Konkretisht u mësua se përdoruesit kanë vizituar 650 miliard uebfaqe në shfletuesin Microsoft Edge, janë transmetuar 120 vite skena të videolojrave nga konsola Xbox One në Windows 10, Cortana është pyetur afërsisht 1 miliard herë nga përdoruesit, po ashtu dhe Windows Store është vizituar më shumë se 1 miliard herë dhe përdoruesit kanë shpenzuar më shumë kohë në aplikacionin Netflix se sa në uebfaqen zyrtare të këtij shërbimi.

Një tjetër lajm që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte ai për krijimin e e një aplikacioni të ri universal të gjigandit social, Facebook. Instagram apo Messenger gjithashtu do të vinë në formën e aplikacioneve universale. Në këtë mënyrë aplikacioni Facebook, Instagram dhe Messenger do të jetë i njëjti në të gjitha pajisjet Windows. (PC World Albanian)

Facebook përqafon aplikacionet universale. Windows 10 është instaluar në 110 milion paisje
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)