Facebook përqafon Windows 10-tën me aplikacionet e reja të Messenger, Instagram dhe rrjetit social

Publikuar më: 28-04-2016

facebookwin10-100658376-largeMicrosoft lajmëroi gjatë konferencës Build të zhvilluesve se rrjeti social Facebook do të jetë ndër të parët që do të përqafojë Windows 10-tën dhe kështu ka vepruar ditën e sotme me publikimin e aplikacioneve të reja të Messenger, Instagram dhe vetë Facebook.

Aplikacionet e reja të Facebook dhe Messenger janët ë disponueshëm edhe në desktop dhe tablet duke zëvendësuar versionet aktuale që datojnë që nga Windows 8-ta. Edhe mund të vijoni të qaseni në rrjetin social përmes shfletuesit, aplikacioni për Windows 10-tën ofron mbështetje për njoftimet në qendrën “Action Center”.

facebookmessengerwin10-100658375-largePër më tepër ofron një dizajn më të pastër dhe mund të ngulitet në Taskbar për qasje më të shpejtë. Sa i përket Instagram, Facebook po e heq njëherë e përgjithnjë etiketën “beta” për telefonët Windows duke ofruar një aplikacion të plotë për Windows 10-tën.

Aplikacioni i ri ofron mbështetje për mesazhet direkte, videot, seksionin e eksplorimit dhe ikonat live karakteristike të platformës. Për momentin aplikacionet Facebook dhe Messenger janë të disponueshëm vetëm në desktop ndërsa ai Instagram vetëm në telefonë. Rrjeti social bëri të ditur se dy të parët do të mbërrijnë në telefonë nga fundi i vitit. Sa i përket Instagram, vështirë se do të mbërrijë ndonjëherë në desktop. (PCWorld Albanian)

Facebook përqafon Windows 10-tën me aplikacionet e reja të Messenger, Instagram dhe rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)