Facebook përditësoi aplikacionin Messenger me animacione festive

Publikuar më: 21-12-2015

messenger-holiday-100634198-primary.idgeFacebook përditësoi aplikacionin e platformës së komunikimit Messenger me disa funksionalitete dhe risi të reja me rastin e festave të fundvitit. Me versionin e ri të aplikacionit, në iOS dhe Android, Messenger do të përcaktojë personazhet në foto saherë që ngarkoni një të tillë.

photo-magic-100634226-large

Me këtë rrjeti social përpiqet ta bëjë më të lehtë dhe të shpejtë shpërndarjen e fotove me miqtë. Ky funksionalitet mund të çaktivizohet ashtu siç përdoruesit kanë mundësi të vendosin nëse nuk duan të bëhen pjesë e saj në fotot e të tjerëve.

facebook-snow-fall-100634213-orig

Gjithashtu përgjatë kësaj periudhe fundviti, në sfond të bisedave do të shfaqen flokë dëbore. Ndryshimet e reja kanë prekur edhe bisedat në grup. Çdo anëtar i grupeve mund të emërtojë grupet përmes pseudonimeve madje të shtojnë edhe “emoji” në titullin e tij. (PCWorld Albanian)

Facebook përditësoi aplikacionin Messenger me animacione festive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)