Facebook paguan 10,000 dollar një hakeri 10 vjeçar të Instagram

Publikuar më: 04-05-2016

A photo illustration shows the applications Facebook and Instagram on the screen of an iPhone in ZagrebGjigandi i medias sociale Facebook ka paguar 10,000 dollar djalosh 10 vjeçar nga Finlanda i cili zbuloi një dobësi sigurie në aplikacionin mobil të Instagram.

Jani, mbiemri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye të privatësisë, është përfituesi më i ri i fushatës së shpërblimeve të Facebook për përdoruesit të cilët zbulojnë gabime apo dobësi sigurie në platformat e kompanisë.

“Dëshiroja të provoja nëse fusha e komenteve të Instagram mund ti bënte ballë një kodi të dëmshëm. Mesa pashë jo,” tha Jani për një gazetë lokale në Finlandë. Facebook bëri të ditur se ky gabim u rregullua në muajin Shkurt dhe shpërblimi u dha në Mars.

Jani, i cili është akoma shumë i ri për të poseduar një llogari në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, tha se ai kishte mësuam kodim përmes Youtube dhe kishte zbuluar një mënyrë për të fshirë komentet e përdoruesve në Instagram.

“Mund të kisha fshirë komentet e çdokujt. Madje edhe të Justin Bieber,” tha ai për gazetën Iltalehti. Ai tha se e ardhmja e tij mund të jetë siguria e të dhënave, por aktualisht kishte planifikuar të blinte një motor me paratë e fituara. (PCWorld Albanian)

Facebook paguan 10,000 dollar një hakeri 10 vjeçar të Instagram
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)