Facebook nuk ndalet së kopjuari Snapchat, adopton historitë në aplikacionin Messenger

Publikuar më: 03-10-2016

facebook-messenger-dayFacebook është i vendosur “ta rrënojë” dhe ka huazuar një tjetër funksionalitet nga konkurrenti i tij Snapchat. Pas debutimin të “Historive” në Instagram në gjatë muajit Gusht, rrjeti social ka vendosur ta huazojë edhe në aplikacionin e komunikimit Messenger.

I quajtur Messenger Day, funksionaliteti i ri do të tregojë histori dhe ngjarje nga miqtë tuaj në Facebook në krye të ndërfaqes së aplikacionit Messenger, njëlloj si në Instagram.

Historitë e publikuara të Messenger Day do të skadojnë pas 24 orësh. Përdoruesit do të kenë qasje në mjete vizatimit, filtra dhe stickers-a, ngjashëm me Snapchat dhe Instagram.

Duke folur për TechCrunch, një zëdhënës i Facebook tha, “Ne e dimë se njerëzit hyjnë në Messenger për të shpërndarë momentet e çdo dite me shokët dhe familjen.”
Veçoria e re është e disponueshme vetëm në Poloni dhe është në një fazë eksperimentale. (PCWorld Albanian)

Facebook nuk ndalet së kopjuari Snapchat, adopton historitë në aplikacionin Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)