Facebook nuk di të ndalet! Është duke testuar një motorr kërkimi

Publikuar më: 13-05-2015

facebook-stockEdhe pse para pak kohësh Facebook lançoi idenë e shëndrrimit të Messenger në një platform dhe aktualisht është duke punuar për këtë, kjo kompani nuk di të ndalet. Së fundmi është raportuar se Facebook është duke punuar mbi ndërtimin e një motorri kërkimi brenda aplikacionit të tij për smartfon, Facebook. Disa përdorues të këtij aplikacioni në iOS kanë raportuar se përkrah shtimit të fotove, vendodhjes dhe ndenjave në dritaren e statusit është shtuar dhe opsioni ‘add a link’. Ata mund të shkruajnë aty një fjalë kyçe dhe Facebook i paraqet artikuj apo lajme të lidhura me këtë fjalë.

Ky opsion ndoshta ka si qëllim lehtësimin e postimit të lidhjeve në Facebook. TechCrunch sugjeron se përditësimi mund të ketë ardhur dhe si pasojë e përpjekjeve të Facebook për të lejuar publikuesit të publikojnë përmbajtje direkt në faqen e tyre. Duke shtuar përmbajtjen dhe duke i ofruar përdoruesve mundësinë e kërkimit, Facebook po e bën më të thjeshtë leximin dhe shpërndarjen e e lajmeve pa qënë nevoja e largimit nga aplikacioni Facebook.

Rrjeti social Facebook po shihet si një mënyrë e rëndësishme shpërndarje nga shumë organizata lajmesh dixhitale dhe sa më shumë që rritet lehtësimi në shpërndarjen e përmbajtjeve aq më shumë konsolidohet lidhja mes Facebook dhe publikuesve. Facebook ka gjetur momentin perfekt për të sjellë këtë risi pasi dhe Google tanimë ofron përmes motorrit të kërkimit shfaqjen e cicërimave dhe porositjen e ushqimit online. Konkurenca ka bërë punën e vet dhe ndaj tregu online po përmirsohet gjithnjë e më shumë. Deri më tani nuk ka informacion se kur Facebook do të lançojë këtë opsion të ri. (PCWorld Albanian)

Facebook nuk di të ndalet! Është duke testuar një motorr kërkimi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)