Facebook ndjek hapat e Youtube! Sjell video 360 gradëshe në rrjetin social

Publikuar më: 24-09-2015

360-in-news-feedTani jo vetëm në YouTube por dhe në rrjetin social Facebook mund të shikoni video 360 gradë. Gjigandi i rrjetit social raportoi ditën e mërkurë se shumë shpejt në News Feed do të mbërrijnë videot në format 360 gradë. Në faqen zyrtare të Star Wars janë shpërndarë disa video të tilla që ju japin mundësi të shikoni figurën nga këndvështrime të ndryshme.

Will Cathcart, ekzekutiv i Facebook, u shpreh se duke parë popullaritetin e këtyre videove kohët e fundit dhe krijimtarinë e përdoruesve, skuadra vendosi ta sjellë eksperiencën e videove 360 gradë në kryefaqet tona. Mund të themi se videot 360 gradë janë një lloj eksperience e realitetit virtual  por jo me qëllim për tu parë vetëm përmes pajisjeve si Oculus Rift por është parë më shumë si një format interesant me të cilin mund të luajnë krijuesit e videove.

Për të sjellë këtë standart të ri videosh, Facebook ka bashkpunuar me Vice, GoPro, Discovery dhe LeBron James. Aktualisht përdoruesit mund të shohin një format të tillë vetëm në shfletuesin Chrome ose në aplikacionin Android vetëm në disa smartfona të caktuar. Në muajt në vijim, Facebook do ta ofrojë këtë eksperiencë dhe për përdoruesit që kyçen nga një iPhone. Nga ana tjetër prestigjozja The Wall Street Journal ka raportuar se Facebook është duke punuar në krijimin e një aplikacioni të veçantë të dedikuar videove 360 gradë, por kompania ende nuk e ka konfirmuar një lajm të tillë. (PC World Albanian)

Facebook ndjek hapat e Youtube! Sjell video 360 gradëshe në rrjetin social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)