Facebook ndalon shkëmbimin e të dhënave me WhatsApp në Europë

Publikuar më: 20-11-2016

4288Pas ndërprerjes së shkëmbimit të të dhënave mes WhatApp dhe rrjetit social Facebook në Britani, ky i fundit ka vendosur që të ndalojë grumbullimin e të dhënave për të gjithë përdoruesit në Europë.

Rrjeti social u vu nën presion nga agjensi të shumta Europiane të mbrojtjes së konsumatorëve të cilët ngritën shqetësime serioze për mënyrën e të përdorurit të numrave celular.

Tashmë rrjeti social ka ndaluar procesin e grumbullimit të të dhënave për qëllime reklamimi. Operacionet qëndrore të Facebook në Europë janë me seli në Dublin të Irlandës.

Ky Shtet kishte lajmëruar fillimin e hetimeve ndaj praktikave të Facebook. Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja gjithashtu kanë filluar hetimet. (PCWorld Albanian)

Facebook ndalon shkëmbimin e të dhënave me WhatsApp në Europë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)