Facebook ndalon reklamat të cilat shënjestrojnë grupe etnike

Publikuar më: 14-11-2016

bn-qt631_1111fa_im_20161111132605Facebook nuk do të lejojë reklamuesit të blejnë reklama të cilat shënjestrojnë grupe etnike bëri të ditur gjigandi i rrjetit social të Premten e kaluar.

Kompania tha se është vënë nën presion nga ligjëvënësit Amerikane të cilët kanë ngritur shqetësimin se reklamimi me objekti një grup etnik mund të nxisë diskriminimin.

Facebook tha se do të ndërmarrë masat e duhura për të ç’aktivizuar përdorimin e këtij lloj reklamimi.

 Kjo ngjarje është e fundit pas polemikave që rrethuan rrjetin social muajt e fundit për mënyrën sesi rrjeti social po menaxhon rolin e një burimi madhor informacioni me 1.8 miliard përdorues aktivë në muaj.

Javën e kaluar një debat lidhur me influencën e Facebook mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA mori jetë.

I menjëhershëm ishte reagimi i shefit ekzekutiv ku the se është çmenduri të mendohet se rrjeti social ka patur ndikim në rezultatin e zgjedhjeve. (PCWorld Albanian)

Facebook ndalon reklamat të cilat shënjestrojnë grupe etnike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)