Facebook Messenger kalon shifrën e 800 milion përdoruesve aktivë mujorë

Publikuar më: 07-01-2016

101911203-20140811-9125-674.1910x1000Facebook Messenger ka kaluar shifrën e 800 milion përdoruesve aktivë mujorë bëri të ditur rrjeti social më popullor në planet. Nëse e krahasojmë me të dhënat në të kaluarën mësojmë se Facebook Messenger kishte 500 milion përdorues aktivë në Nëntor të 2014-tës ndërsa kjo shifër shkoi në 600 milion në Mars të 2015-tës dhe 700 milion në muajin Qershor.

Tani rrjeti social po shijon frytet e ndarjes së aplikacionit Facebook në dy, një për shfletim dhe një për komunikim. Por kjo nuk është e vetmja arsye e këtij suksesi sepse Messenger ka bërë përmirësime të dukshme përgjatë 2015-tës duke debutuar edhe në ueb.

Por lëvizja më e rëndësishme ishte qasja drejt ndërtimit të një platforme. Megjithatë, nuk është e vetmja platformë komunikimi në pronësi të Facebook. WhatsApp blerë nga Facebook dy vite më parë kaloi numrin e 900 milion përdoruesve ndërsa Instagram shkoi në 400 milion. Për ta mbyllur, tre aplikacionet në pronësi të Facebook nga fundi i 2016-tës mund të përfundojnë me 1 miliard përdorues aktivë mujorë secili. (PCWorld Albanian)

Facebook Messenger kalon shifrën e 800 milion përdoruesve aktivë mujorë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)