Facebook më në fund shton mbështetjen për imazhet GIF

Publikuar më: 30-05-2015

postingImazhet në formatin GIF janë bërë tepër popullore në rrjetet sociale kohët e fundit por Facebook akoma nuk ofronte mbështetje për to. Por duke parë suksesin e tyre dhe ky rrjet social vendosi të shfaqte imazhet GIF. Shpërndani lidhjen e një imazhi GIF në statusin tuaj apo në një koment dhe ajo do fillojë të luhet sapo ta klikoni. Më përpara ata që donin të shpërndarnin imazhe të tilla në Facebook duhet ta bënin këtë përmes Giphy pasi nuk kishte tjetër mënyrë.

Tani pas pothuajse 2 vitesh pritje, Facebook ka përshtatur kodin e përdorur në mënyrë që të mbështeste shpërndarjen e videove të tilla. Fakti se imazhet GIF mund të shpërndahen në rrjetin social Facebook kjo nuk do të thotë që ato mund të ngarkohen në këtë rrjet social. Deri më tani GIF vetëm mund të shfaqen me anë të një lidhje. Gjithsesi mund të themi se është një fillim i mbarë për integrimin e këtyre videove të veçanta me rrjetin social më të madh Facebook. (PC World Albanian)

Facebook më në fund shton mbështetjen për imazhet GIF
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)