Facebook lejon reklamimin nga robotët e komunikimit në Messenger

Publikuar më: 18-08-2016

Messenger-World-Series-1200x600Pak javë më parë Facebook filloi lejimin e robotëve të Messenger nga kompania si Expedia dhe HP të ndihmojnë konsumatorët në blerjen e një produkti, po ato nuk mund të tentojnë t’ju shesin një produkt të ri. Një ndryshim politike do të thotë se këto asistentë të automatizuar do të munden së shpejti të dërgojnë mesazhe abonimi, reklama dhe promovime për shërbime të ndryshme.

Nëse jeni të shqetësuar për spam-in që mund tu pushtojë, rrjeti social Facebook thotë se përdoruesi do të jetë në kontroll të çdo procesi. “Të gjithë bisedat mes bizneseve dhe njerëzve duhet të fillohen nga personi që i merr mesazhet, i cili mundet ti bllokojë dhe ti heshtë në çdo kohë,” shkroi menaxheri i produktit Seth Rosenberg.

13940251_1023584861070396_1801672143_n

Në momentin që dërgohet një kërkese përmes Messenger, biznesi ka 24 orë për të kthyer përgjigje. Të gjithë ato që janë të abonuar në furnizuesin e Messengerit të një kompanie, do të marrin mesazhe por asnjë përmbajtje promocionale përsa kohë nuk u përgjigjen mesazheve të tyre.

Shërbimi do të jetë në fazë beta për kompanitë mediatike, ato të cilat ofrojnë shërbime produktiviteti dhe gjurmues personale (shëndeti, financash, fitnessi etj.) Ai do të shërbejë si një mënyrë tjetër për Facebook në monetizimin e 1 miliard përdoruesve të rrjetit social. Numërohen mbi 18,000 robotë komunikimi dhe 23,000 kompani të abonuarit në gjuhën e inteligjencës artificiale “Wit.ai” për krjimin e këtyre të robotëve. (PCWorld Albanian)

Facebook lejon reklamimin nga robotët e komunikimit në Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)