Facebook largon nga puna ekipin e menaxhimit të trendeve, çmendet alegoritmi

Publikuar më: 31-08-2016

4000Pak muaj pasi Google zbuloi se trendet e lajmeve në rrjetin social menaxhoheshin nga qënie njerëzore, kompania ka larguar tashmë të gjithë editorët duke ngarkuar alegoritmin të merret me këtë punë. Dhe rezultati ishte një katastrofë.

Të Premten në mbrëmje Facebook njoftoi se kishte eleminuar terësisht vendet e punës në modulin e trendeve. Përgjatë fundjavës ky modul, tashmë plotësisht i automatizuar, publikoi si trende një histori të rremë për gazetaren e Fox News Megyn Kell dhe lidhje tek një artikull ku një person masturbohej me një sanduich McDonald.

634

Në një postim në blog, Facebook tha se vendimi për të larguar qëniet njerëzore nga menaxhimi i trendeve do e lejonte modulin të operonte në një shkallë më të gjërë. Sipas burimeve të prestigjozes TheGuardian, ekipi i menaxhimit të trendeve u largua nga puna pa asnjë njoftim. Ish punojësit morën një asistentcë katër javore.

Gjatë muajit Maj Gizmodo zbuloi se trendet menaxhoheshin nga qëniet njerëzore dhe kjo ngriti akuzat e para ndaj rrjetit social për manipulim të mundshëm të opinionit publik. Kjo fundjavë rezultoi një fatëkeqësi për drejtimin e ri që mori Facebook me trendet dhe reagoi menjëherë duke hequr artikujt e lartpërmendur.

Nën menaxhimin e njerëzve, trendet e Facebook janë monitoruar për të shmangur përmbajtjet fyese dhe të papërshtatshme për përdoruesit. Largimi i këtij ekipi duket të ketë qenë një plan i menduar kohë më parë nga Facebook. Moduli i trendeve ishte ndërtuar për të mësuar nga editorët njerëzore dhe gjithnjë ishte krijuar për të funksionuar vetë një ditë. (PCWorld Albanian)

Facebook largon nga puna ekipin e menaxhimit të trendeve, çmendet alegoritmi
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)