Facebook lançon Signal, një platformë e mbledhjes së informacionit

Publikuar më: 18-09-2015

Screen-Shot-2015-09-17-at-17.31.52-e1442507876458Facebook gjatë ditës së sotme ka prezantuar platformën Signal, e cila ndihmon gazetarët për të vëzhguar trendin e lajmve në Facebook dhe Instagram. Për momentin kjo platformë është e disponueshme vetëm për desktop dhe qëllimi i saj është të lehtësoj proçesin e mbledhjes së informacioneve.

Ai vjen vetëm një javë pas aplikacionit Mentions i cili është i disponueshëm për gazetarët me profile të verifikuara, çfarë nënkupton se Facebook është duke mbledhur forcat për të fituar mbi gazetarët të cilët besojnë më tepër në Twitter si burim informacioni krahasuar me Facebook.

11891368_420705678121760_987497169_n

Signal mund të përdoret për të gjetur se cilat biseda janë më popullore në Facebook si dhe të monitorohen më pas ato të cilat janë bërë share publikisht. Platforma ka gjithashtu një opsion kërkimi i cili i mundëson gazetarëve të gjejnë postime të kaluara.

Signal tashmë është i disponueshëm për të gjithë gazetarët të cilët do të kërkojnë akses, si dhe Facebook ka bërë të ditur se do të mirëpres komente për të përmirësuar shërbimit përgjat kohës. (PCWorld Albanian)

Facebook lançon Signal, një platformë e mbledhjes së informacionit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)