Facebook lançon shitblerjen në aplikacionet Android dhe iOS, së shpejti edhe në desktop

Publikuar më: 03-10-2016

Rrjeti social Facebook lançoi të ashtuquajturin “Marketplace” duke u dhënë mundësi përdoruesve të blejnë dhe shesin gjëra lokalisht ndërsa përpiqet të gjejë forma të reja angazhimi.

Veçoria e cila do të shfaqet në formën e një butoni në fund të aplikacionit Facebook ofron për përdoruesit një listë sendesh në shitje afër vendbanimit të tyre. Rrjeti social tha se nuk angazhohet me çështjen e pagesave dhe dërgesave e as nuk do të tarifojë transakionet.

Shërbimi i ri do të jetë i disponueshëm në SHBA, Britani, Australi dhe Zelandën e Re për përdoruesit e iPhone dhe telefonëve Android. Rrjeti social tha se shërbimi do të ofrohet së shpejti edhe në platformat desktop.

Më shumë se 450 milion njerëz vizitojnë çdo muaj grupet e Facebook për të blerë dhe shitur sende. Vitin e kaluar kompania kishte thënë se po testonte disa mjete për tu ardhur në ndihmë përdoruesve në shitblerje. (PCWorld Albanian)

Facebook lançon shitblerjen në aplikacionet Android dhe iOS, së shpejti edhe në desktop
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)