Lajmet

Facebook lançon aplikacionin Lite, i dizenjuar për përdoruesit që disponojnë një lidhje të ngadaltë interneti

Jun 5 2015
0 Shpërndarje
Facebook lançon aplikacionin Lite, i dizenjuar për përdoruesit që disponojnë një lidhje të ngadaltë interneti

fblite_hero.0.0Më herët gjatë këtij viti, Facebook premtoi se do të sillte një version të aplikacionit të tij mobile posaçërisht për tregjet e vendeve në zhvillim. Facebook e mbajti premtimin, ky aplikacion tashmë ka mbërritur dhe quhet Facebook Lite. Aplikacioni është perfekt për ata përdorues që duan të qëndrojnë në kontakt me miqtë e tyre përmes Facebook edhe nëse nuk kanë një lidhje interneti të shpejtë, bateri të vogël apo smartfona të nivelit të lartë. Fillimisht Facebook Lite është bërë i disponueshëm në Azi dhe më pas do të mbërrijë dhe në pjesë të Afrikës, Amerikës Latine si dhe në Europë.

Facebook Lite deri më tani funksionon në Android dhe është i ndërtuar në atë mënyrë që ti ofrojë përdorusve gjërat më bazike. Si pasojë Facebook Lite do të zërë vetëm 1MB në hapsirën e memories së pajisjes tuaj. Aplikacioni është gjithashtu i thjeshtë dhe i shpejtë për tu instaluar. Funksionet si video apo shërbimet e vendodhjes që përmbajnë një sasi të madhe të dhënash janë të disponueshme. Lite është optimizuar për të shfrytëzuar disavantazhet e rrjetit 2G dhe funksionon dhe në vendet me sinjal të dobët.

Kompania Facebook kohët e fundit është duke bërë goxha përpjekje për të rritur aksesimin e internetit në vendet e pazhvilluara dhe në vëndet në zhvillim. Në ktë mënyrë duke i bërë një të mirë popullsisë së botës, Facebook rrit dhe numrin e përdoruesve të shërbimeve të saj. Një mjet tjetër që Facebook po përdor për këtë qëllim janë dhe dronët që funksionojnë më energji diellore  dhe ofrojnë internet. Ndërkohë që iniciativa më e fundit, Internet.org është dizenjuar për të kurajuar zhvilluesit të dizenjojnë shërbime online për vendet e tyre. Pavarësisht dëshirës së mirë së Facebook, kompania ka marrrë kritika të shumta në lidhje me ndikimit që do të kenë këto iniciativa në neuralitet dhe konkurencë. (PC World Albanian)

Tags >

Facebook
Lajmet e fundit>