Facebook lançoi thirrjet me zë për grupet në aplikacionin Messenger

Publikuar më: 21-04-2016

fb-messenger-helloDuke filluar që në 24 orët e ardhshme, përdoruesit e aplikacionit Messenger në Android dhe iOS do të kenë mundësi të realizojnë thirrje me zë në bisedat në grup.

Mjafton të klikoni në ikonën e cila përfaqësohet nga një telefon fiks dhe të gjithë anëtarët e grupit do të marrin një thirrje audio. Nëse nuk keni arritur të bëhen pjesë e bisedës me zë që në momentet e para mjafton të klikoni përsëri mbi ikonën në fjalë dhe do ti bashkoheni bisedës menjëherë.

Gjatë thirrjes anëtarët e grupit do të kenë mundësi të shohin kush është pjesë e thirrjes. Vetëm 12 anëtarë njëherazi do të mund ti bashkohen thirrjes, një konfirmim nga vetë rrjeti social Facebook shoqëruar nga një ndjesë për shkak se kishte premtuar një limit prej 50 pjesëmarrësish gjatë konferencës F8.13063004_10156931343110195_3134165602374387213_oIshte 2013-ta viti kur Facebook filloi të ofronte fillimisht thirrjet me zë në bisedat e rrjetit social. Në 2014-tën, Mark Zuckerberg shprehej se 10 % e thirrjeve me zë në të gjithë botën buronin nga rrjeti social. Kësaj risie pritet ti bashkohen edhe video thirrjet në grup.

Megjithatë ndër qëllimet kryesore të Facebook me aplikacionin Messenger është zëvendësimi i numri telefonik. Në 2015-tën, aplikacioni Messenger shërbeu jo vetëm si një platformë e komunikimit mes miqve në Facebook por edhe mes atyre që nuk njihen fare.

Ndërsa sot aplikacioni Messenger po ngjason më shumë me atë Skype dhe me implementimin e video thirrjeve në grup, Microsoft do të ketë një rival të vërtetë. (PCWorld Albanian)

Facebook lançoi thirrjet me zë për grupet në aplikacionin Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)