Facebook lançoi aplikacionin Messenger Lite për përdoruesit në vendet në zhvillim

Publikuar më: 03-10-2016

The Facebook logo and emoticons are seen on a coffee mug at the reception of its new office in Mumbai, India May 27, 2016. REUTERS/Shailesh Andrade

Facebook po mbush hendeqet e perandorisë së aplikacioneve të komunikimit dhe për të përmbushur këtë objektiv kompania prezantoi një aplikacion të ri të Messenger në Android.

Quhet Messenger Lite dhe është ndërtuar jo vetëm për telefonët Android me resurse të pakta harduerike por edhe për rrjetet e ngadalëta. Ideja është se jo të gjithë kanë shansin të përfitojnë nga harduerë të rangut të lartë dhe internet super të shpejtë.

Messenger Lite kërkon të jetë aplikacionin parësor i komunikimit në vendet në zhvillim. Vitin e kaluar Facebook lançoi një iniciativë të ngjashme me aplikacionin e rrjetit social.

Ofronte funksionalitete bazike dhe fotot e paraqitura nuk kalonin madhësinë e 1MB. Facebook tha se aplikacioni Facebook Lite numëronte 100 milion përdorues aktivë në muaj.

Versioni i ri i Messenger është vetëm 10MB dhe ofron mbështetje për funksionalitet kyçe si komunikim, dërgim të fotove, lidhjeve dhe “Sticker-ave.” Aplikacioni do të ofrohet fillimisht në vende si Kenia, Tunizia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela, listë e cila do të pasurohet me më shumë shtete në ditët në vijim. (PCWorld Albanian)

Facebook lançoi aplikacionin Messenger Lite për përdoruesit në vendet në zhvillim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)