Facebook lançoi aplikacionin kalendarik Events

Publikuar më: 07-10-2016

facebook-events-app100 milion njerëz shfrytëzojnë eventet e rrjetit social Facebook për të mësuar rreth ngjarjeve të rëndësishme që nga festivalet tek mbrëmjet festive madje edhe festat familjare.

Me frikën se do të humbisni ndonjë ngjarje në mesin e miliona të tilla çdo vit, rrjeti social lançoi aplikacionin e ri Events i cili do të ngarkohet me detyrën e të informuarit të përdoruesve rreth ngjarjeve të rëndësishme që po ndodhin apo pritet të realizohen afër tyre.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme por vetëm në SHBA. Platforma Android si gjithnjë duhet të presë. Shkëputja e kësaj veçorie unike nga shërbimi qëndror i rrjetit social në një aplikacion të vetëm ngjan me një lëvizje shumë të goditur.

Janë pikërisht evenimentet dhe ngjarje që ndodhin pranë nesh të cilat na krijojnë shoqëri e miqësi të reja, dhe përdorimi i rrjetit social për këtë qëllim do të rrisë akoma edhe më shumë angazhimin në Facebook. Është një nga veçoritë më të vjetra e cila daton që nga 2005.

Ndërfaqja e aplikacionit përbëhet nga disa seksione. Në krye të saj do të haseni menjëherë me ngjarjet ku jeni ftuar ndërsa mëposhtë gjenden të listuara ato ngjarje dhe evenimente të cilat mund tu interesojnë. Sugjerimet gjenerohen në bazë të vendodhjes, miqve, faqeve dhe përmbajtjeve të pëlqyera.

Aplikacioni përmban një veçori të kërkimit dhe një kalendar. Ky i fundit do të pasurohet jo vetëm me evenimentet e Facebook edhe anxhendën tuaj personale duke sinkronizuar kalendarët personalë. (PCWorld Albanian)

Facebook lançoi aplikacionin kalendarik Events
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)