Facebook kopjon Snapchat përsëri me “risinë” Instagram Stories

Publikuar më: 03-08-2016

540Është hera e pestë që rrjeti social vë në shënjestër Snapchat duke u përpjekur ti vjedhë identitetin. Përpjekja e ditës së sotme nuk vjen nga Facebook në mënyrë direkte por nga një shërbim i saj, Instagram. Të ashtuquajturat Instagram Stories janë një kopje e vërtetë e Snapchat Stories jo vetëm në emër por edhe funksionalitet.

Historitë në Instagram kanë në përbërje imazhe dhe video të cilat do të qëndrojnë në murin e përdoruesit vetëm për 24 orë. Ato nuk shfaqen në profilin e përdoruesit dhe reagimet e bisedat lidhur me to ngelen private. Gjithashtu ngjashëm me Snapchat, përdoruesit mund ti shtojnë historisë së tyre tekst dhe vizatime.

Funksionaliteti është i disponueshëm që nga dita e sotme në iOS dhe Android ku Instagram e përshkruan si funksioni mëi mirë për të ndarë momentet më të bukura të ditës. Si thamë më lart kjo është hera e pestë që Facebook përpiqet të rivalizojë Snapchat në këtë formë.

Në 2012-tën zhvilloi Poke, një klon flagran i Snapchat pa dështimit për blerjen e këtij të fundit nga Facebook për 3 miliard dollar. Në 2014-tën Facebook lançoi një rival më të drejtpërdrejtë, Slingshot, me disa funksione unike por që nuk jetoi më shumë se një vit. Në 2015-tën Facebook filloi testimin e mesazheve vetëshkatërruese në aplikacionin Messenger por që ngeli thjesht një eksperiment. Muajin e kaluar me enkriptimin fundor në Messenger Facebook shtoi edhe mundësinë për të dërguar mesazhe të stilit të Snapchat. (PCWorld Albanian)

Facebook kopjon Snapchat përsëri me “risinë” Instagram Stories
1 vote, 1.00 avg. rating (52% score)