Facebook ka paguar 936,000 dollar 210 hulumtuesve të sigurisë përgjatë 2015-tës

Publikuar më: 10-02-2016

fbwm_cw_07-930x620Facebook ditën e djeshme bëri të ditur se kishte paguar plot 936,000 dollar tek 210 hulumtues të sigurisë përgjatë 2015-tës. Që nga muaji Gusht i 2011-tën, kompania ka paguar më shumë se 4.3 milion dollar 800 hulumtuesve për zbulimin e 2,400 problemeve të sigurisë në rrjetin social.

Vitin që lamë pas, rrjeti social kishte marrë 13,233 njoftime nga 5,543 hulumtues në 127 shtete ku vetëm 526 ishte raport të sakta. Mesatarisht hulumtuesit ishin paguar 1,780 dollar ku India, Egjipti dhe Trinidad Tobago ishin vendet që kanë përfituar më shumë nga kjo fushatë.

Rrjeti social bëri të ditur se 102 probleme të sigurisë ishin të klasifikuara me impakt të lartë, një rritje kjo me 38 % krahasuar me një vit më parë. (PCWorld Albanian)

Facebook ka paguar 936,000 dollar 210 hulumtuesve të sigurisë përgjatë 2015-tës
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)