Facebook ka manipuluar kohën mesatare të shpenzuar në shikimin e videove në rrjetin social

Publikuar më: 24-09-2016

facebooklogoReklamuesit u zhgënjyen kur mësuan se rrjeti social Facebook prej dy vitesh kishte ekzagjëruar numrin mesatar të shikimeve të video reklamimeve në platformën e saj.

Pak javë më parë në një postim në Qendrën e Ndihmës të reklamuesve, Facebook tha se kishte ndërhyrë në matësin e shikimeve të videove. Në të kaluarën shikimet llogariteshin vetëm kur një video shikohej më tepër se 3 sekonda. Kompania tha se do të aplikonte një rregullim të problemit.

Disa agjensi të cila tu informuan nga Facebook kërkuan informacione të detajuara nga rrjeti social. Një prej tyre është Publicis e cila u informua nga Facebook se koha mesatare e shpenzuar në shikimin e videove ishte ekzagjeruar me 60 deri në 80%.

Ditën e Premte Facebook kërkoi falje publikisht. David Fischer, zëvendës president i Marktingut pranë Facebook tha se “Matësi duhej të kishte reflektuar numrin total të minutave të shpenzuara duke parë një video shoqëruar nga numri total i njerëzve që e kanë luajtur atë.”

Rrjeti social Facebook, i cili prej vitesh lavdëron rritjen galopante të konsumit të videove në platformën e saj, është në telashe. Nisur nga informacionet e rreme, reklamuesit mund të kenë gjykuar gabimisht performancën e video reklamave në Facebook të paktën dy vitet e fundit.

Njëkohësisht mund të ketë ndikuar në përzgjedhjen e platformave për reklamim në kurriz të Google Youtube dhe rrjetit social Twitter. Facebook premtoi se indikatori i mesatares së shikimeve do të reflektojë çfarëdo lloj shikimi pavarësisht kohëzgjatjes. Aksionet e kompanisë ranë me 1.7 % pas publikimit të lajmit. (PCWorld Albanian)

Facebook ka manipuluar kohën mesatare të shpenzuar në shikimin e videove në rrjetin social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)