Facebook filloi testimin e funksionaliteve të reja në përkrahje të fondacioneve të bamirësisë

Publikuar më: 19-11-2015

1ad05142-163b-4619-9837-954079d2894b-2060x1236Rrjeti social Facebook ka filluar testimin e disa funksioneve të reja për tu ardhur në ndihmë fondacioneve për të grumbulluar të ardhura. Aktualisht plot 37 partnerë i janë bashkuar kësaj nisme.

Momentalisht këto mjete të reja janë të disponueshme vetëm në Shtetet e Bashkuara me mundësi për një ekspansion më të gjerë në të ardhmen. Po të hyjmë më në detaje të funksionaliteteve të reja. Një nga këto janë fushatat e specifike, quajtur “Fundraisers”, të cilat do të shfaqen si një faqe më vehte ku progresi i mbështetjes financiare është publik për të gjithë përdoruesit.

Mëtej rrjeti social po ofron një buton të ri “Donate” i cili do të shfaqet në faqet e organizatave jofitimprurëse. Që të dy butonët e rinj do e bëjnë më të lehtë dhënien e kontributeve financiare pa qenë nevoja për përdoruesit të largohen nga Facebook për në uebfaqet zyrtare.

Rrjeti social Facebook numëron 1.55 milion përdorues në të gjithë botën ku 150 milion janë të lidhur me një kauzë në formën e aktivizimit, vullnetarizimit apo dhurimit.

Edhe më parë rrjeti social ka bashkëpunuar me fondacione për tu ardhur në ndihmë shteteve të prekur nga fatkeqësi natyre si në rastin e tërmetit të Nepalit ku u grumbulluan më shumë se 10 milion dollar vetëm në dy ditë. (PCWorld Albanian)

Facebook filloi testimin e funksionaliteve të reja në përkrahje të fondacioneve të bamirësisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)