Facebook është duke testuar butonin “Buy” për blerje direkte në faqet e rrjetit social

Publikuar më: 17-07-2015

original-8546-1436993784-3

Rrjetet sociale kanë ndikuar shumë në mënyrën se si përdoruesit informohen në ditët e sotme. Dihet që Facebook i kushton një vëmendje të veçantë bizneseve dhe ndaj është duke rivitalizuar Faqet e rrjetit social për ti shëndrruar ato në destinacione tregtare ku përdoruesit jo vetëm mund të marrin informacion për produktet por edhe ti blejnë ato.

BuzzFeed ka raportuar se Facebook së fundmi ka filluar të testojë butonin “Buy” të integruar në Facebook Pages. Ka disa muaj që Facebook ka qënë duke testuar këtë buton në kryefaqe, por një integrim me Facebook Pages sigurisht që do të ishte shumë më shumë i dobishëm për përdoruesit dhe pse jo dhe për bizneset që kanë zgjedhur të përdorin këtë rrjet social për të reklamuar por dhe për të shitur produktet e tyre.

Shtimi i një butoni të tillë është një hap i madh i Facebook drejt tregtisë. Nëse Facebook arrin të vendosë një lidhje të qëndrueshme mes përdoruesve dhe bizneseve, kompania mund të ketë potencialin të neutralizojë kompanitë si Yelp dhe FourSquare që deri më tani kanë bërë një punë goxha të mirë në këtë aspekt. Me sa duket tani për bizneset nuk do të kenë më aq shumë rëndësi pëlqimet dhe komentet por gjëja kryesore do të jenë blerjet. (PC World Albanian)

Facebook është duke testuar butonin “Buy” për blerje direkte në faqet e rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)