Facebook eksperimenton me një seksion të dedikuar lajmesh në aplikacionet mobile

Publikuar më: 17-04-2016

160412-facebook-zuckerberg-2-100655651-largeRrjeti social Facebook vazhdimisht eksperimenton me ndryshime në ndërfaqen e furnizuesit të lajmeve, por ndryshimi për të cilin po flasim sot është padyshim madhor. Facebook konfirmoi për Mashable se po eksperimenton me një seksion të dedikuar të lajmeve në aplikacionet mobile të iOS dhe Android, ngjashëm me Facebook Paper.

Të gjithë e dashuronin aplikacionin Facebook Paper, i aftë të sjellë furnizuesin e lajmeve në formën e një gazete pa as edhe një dozë të vetme reklamash. Edhe pse nuk presim që rrjeti social të heqë këto reklama, implementimi i stilit të Facebook Paper padyshim do të ishte një risi që të gjithë do e dashuronin.

Sipas Mashable, versioni i ri i Facebook bën të mundur shtimin e disa seksioneve si Lajmet nga Bota, nga Sporti dhe Kuzhina në profilin e përdoruesve. Shfletimi mes tyre bëhet me një të tërhekur nga e djatha në të majtë dhe anasjelltas. Të gjitha temat e përmendura më lart janë aktive të cilat mund të përzgjidhni nëse doni ti fshihni.

E njëjta filozofi gjendet edhe në aplikacionin Paper duke e ndarë ndërfaqen në seksine bazuar në temat përkatëse. Seksioni parësor ngelet furnizuesi personal i lajmeve me informacione dhe përmbajtje nga miqtë dhe faqet e pëlqyera.

Facebook bëri të ditur për Mashable se ky është vetëm një testim dhe përdoruesit mund ta shohin por edhe mos ta shohin fare. Nëse ju besoni se një qasje e tillë është e duhura ju ftojmë të provoni Facebook Paper për iOS. (PCWorld Albanian)

Facebook eksperimenton me një seksion të dedikuar lajmesh në aplikacionet mobile
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)