Facebook e censuron, letra e Kryeredaktorit të Aftenposten drejtuar Mark Zuckerberg

Publikuar më: 09-09-2016

3000Gazeta më e madhe e Norvegjisë publikoi në faqen kryesore një letër të hapur të drejtuar CEO të Facebook Mark Zuckerberg, pas vendimit të kompanisë për të censuruar fotografinë historike të luftës në Vietnam. Fotoja përfshinte një vajzë 9-vjeçare të zhveshur që po vraponte nga një sulm me napalm, gjatë luftës  në Vietnam. Në foto ishin edhe fëmijë të tjerë.

Nëse është diçka që editorët dhe gazetarët urrejnë, është që të censurohen. Kryeredaktori i Aftenposten shkroi një letër drejtuar Mark Zuckerberg.

I dashur Mark. Un po e shkruaj këtë për të informuar se nuk do të veproj në përputhje me kërkesat e tuaja për të hequr foton.

I dashur Mark Zuckerberg.

Unë ju ndjeku juve në Facebook, por nuk ju nuk më njihni mua. Unë jam Kryeredaktori i  gazetës të përditshme norvegjeze Aftenposten. Unë po ju shkruaj këtë letër për të ju informuar se unë nuk do të veproj sipas kërkesave tuaja për hequr foton dokumentare nga lufta e Vietnamit e bërë nga Nick Ut.

Kërkesa që ne të heqim foton erdhi nga një e-mail nga zyra e Facebook në Hamburg këtë të mërkure në mëngjes. 24 orë pasi ishte dërguar e-mail, dhe para se unë të kisha kohë që të jepja përgjigjen time, ju ndërhyrë vetë dhe e fshitë artikullin gjithashtu dhe foton nga  faqja e Facebook e Aftenposten.

Të jemi të sinqertë, unë nuk kam asnjë iluzion që ju do ta lexoni këtë letër. Arsyeja pse unë akoma do ta bëj këtë përpjekje, është sepse unë jam i zemëruar, i zhgënjyer – mirë, në fakt edhe i frikësuar – se çfarë ju jeni gati ti bëni një shtylle të shoqërisë sonë demokratike.
Në fillim pak histori. Pak javë më parë autori norvegjian Tom Egeland postoi një hyrje në Facebook përreth, dhe duke përfshirë, shtatë fotografi që ndryshuan historinë e luftës. Ju në nga ana juaj hoqët foton e Kim Phuc të zhveshur, që po arratisej nga bombat napalm – një nga fotot më të famshme të luftës.

Tom pastaj dha kritikën e Kim Phuc kundër Facebook për heqjen e fotografisë të saj. Facebook reagoi duke e përjashtuar Tom dhe duke e ndaluar atë që të postonte një hyrje tjetër.

Dëgjo, Mark, kjo është serioze. Në fillim ju krijoni rregulla që nuk dallojnë mes pornografisë së fëmijëve dhe fotografive të famshme të luftës. Pastaj i praktikoni këto rregulla pa lejuar hapësirë për gjykim të mirë. Në fund ju censuroni edhe kritikën kundër dhe një diskutim përreth vendimit – dhe ju dënoni personin që guxoi të bënte kritikën.

Facebook është për kënaqësinë dhe përfitimin e të gjithë botës, përfshirë veten time, në një numër nivelesh. Unë vetë, për shembull, mbaj lidhje me vëllezërit e mi me anë të një grupi të mbyllur të përqendruar në babanë tonë 89 vjeçar. Ditë pas ditë ne ndajmë gëzime dhe shqetësime.

Facebook është bërë një platformë drejtuese për të shpërndarë informacion, për debate dhe kontakte sociale mes personash. Ju e keni fituar këtë pozicion dhe e meritoni.
Por, i dashur Mark, ju jeni editori më i fuqishëm i botës.  Edhe për një lojtar të madh si Aftenposten, Facebook është i vështirë të shmanget. Në fakt ne nuk duam me të vërtetë t’ju shmangim juve, sepse ju na ofroni një kanal të shkëlqyer për të shpërndarë përmbajtjen tonë. Ne duam të arrijmë sa më shumë me gazetarinë tonë.

Megjithatë, edhe pse unë jam KryeRedaktori gazetës më të madhe të Norvegjisë, unë duhet të kuptoj se ju po më kufizoni vendin tim për të praktikuar përgjegjësitë e mia editoriale. Kjo është çfarë ju dhe vartësit tuaj bëni në këtë rast.

Unë mendoj se po abuzoni me fuqinë tuaj, dhe e gjej të vështirë për të besuar se ju e keni menduar këtë tërësisht.

Më lejoni të kthehem në foton nga Nick Ut që përmenda. Vajza-napalm është deri më tani një fotografi dokumentare ikonë nga lufta e Vietnamit. Media luajti një rol vendimtar në raportimin e historive të ndryshme përreth luftës që burrat në krye nuk donin që ato të publikoheshin. Ato sollën një ndryshim në qëndrim që luajti një rol në përfundimin e luftës. Ato kontribuan në një debat më të hapur, më kritik. Kështu është se si duhet të funksionojë demokracia.

Media e lirë dhe e pavarur ka një detyrë të rëndësishme që të sjellë informacion, duke përfshirë edhe fotot, të cilat disa herë mund të jenë të pakëndshme, dhe të cilat elita pushtetarë dhe ndoshta dhe qytetarët e tjerë nuk mundet që të durojnë ti shikojnë apo dëgjojnë, por të cilat mund të jenë të rëndësishme pikërisht për këtë arsye.

“Nëse liria do të thotë ndonjë gjë,” Britaniku George Orwell shkoi në parathënien e Animal Farm, “do të thotë që ti tregoni njerëzve çfarë ato nuk dëshirojnë të dëgjojnë.”

Media ka një përgjegjësi për të konsideruar publikimin e secilës çështje. Kjo mund të jetë përgjegjësi e rëndë. Çdo editor duhet të peshojë të mirat dhe të këqijat.

Ajo e drejtë dhe detyrë, të cilën të gjithë editorët në botë e kanë, nuk duhet të dëmtohet nga algoritme të koduar në zyrën tuaj në Kaliforni.

Mark, të lutem provo të përfytyrosh një luftë ku fëmijët do të jenë viktimë të bombave dhe gazrave kimikë. Do të ndalnit përsëri dokumentacionin e këtyre mizorive, thjesht sepse një minoritet mundet që të ofendohet nga fotot e fëmijëve nudo, ose një pedofil diku mund ti shikojë fotot si pornografi?

Deklarimi i misionit të Facebook thotë se objektivi juaj është “ta bëni botën më të hapur dhe të lidhur”.

Në realitet ju po bëni këtë në një sens krejtësisht sipërfaqësor.
Nëse ju nuk do të dalloni mes pornografisë të fëmijëve dhe fotografive dokumentare të një lufte, kjo thjesht do të promovojë idiotësi dhe do të dështojë të sjellë qeniet njerëzore më afër njëri-tjetrit.

Por pretendosh se është e mundur të krijosh rregulla të përbashkëta, globale për çfarë ju mundet apo nuk mundet të publikohet, vetëm hedhni pluhur në sytë e njerëzve. (PCWorld Albanian)

Facebook e censuron, letra e Kryeredaktorit të Aftenposten drejtuar Mark Zuckerberg
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)