Facebook dorëzohet përballë BlackBerry duke premtuar një aplikacion bazuar në ueb për BlackBerry 10 dhe OS

Publikuar më: 30-03-2016

A Blackberry sign is seen in front of their offices on the day of their annual general meeting for shareholders in WaterlooBlackBerry ditën e sotme arriti një fitore pavarësisht se është shumë e vogël krahasuar me objektivat e kompanisë para dy vitesh me platformën BlackBerry OS 10.

Kompania kanadeze njoftoi se ka arritur një kompromis me rrjetin social për të mbajtur të gjallë një version të aplikacionit Facebook bazuar në ueb. Ky lajm vjen vetëm një javë nga deklarata e ekzekutivëve të rrjetit social se do të largonin mbështetjen për aplikacionin BlackBerry duke filluar nga data 31 Mars.

Facebook do të vijojë të mbështesë BlackBerry 10 dhe BlackBerry OS,” shkruante kompania në një postim në blog. “Edhe pse eksperienca nuk do të jetë e njëjta, përdoruesit akoma do të kenë në duar të gjitha ato që ofron Facebook edhe për platformat tjera.”

Në javët e fundit, Facebook ka filluar një tërheqje masive “taktike” nga platformat e vogla. Aplikacionin WhatsApp në pronësi të kompanisë i dha fund mbështetjes në BlackBerry dhe Symbian. Instagram gjithashtu nuk mbërriti kurrë në BlackBerry.

BlackBerry lançoi një fushatë #ILoveBB10Apps në rrjete sociale duke nxitur përdoruesit të reagonin ndaj këtij ndryshimi. Pas diskutimeve mes kompanive u vendos që Facebook do të krijonte një variant të aplikacionit bazuar në ueb. (PCWorld Albanian)

Facebook dorëzohet përballë BlackBerry duke premtuar një aplikacion bazuar në ueb për BlackBerry 10 dhe OS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)