Facebook do të rikthejë bisedat me SMS në aplikacionin Messenger

Publikuar më: 13-02-2016

messenger-100644690-largeFacebook është pranë rikthimit të bisedave me SMS në aplikacionin Messenger. Kanë qenë disa përdorues të telefonëve Android që kanë vërë re opsionin më të ri të aplikacionit Messenger.

Ndërkaq VentureBeat gjatë një komunikimi me një zëdhënës të rrjetit social ka konfirmuar këtë fakt. Për të parë nëse jeni edhe ju pjesë e kësaj faze testimi drejtohuni për tek cilësimet e aplikacionin Facebook dhe kërkon për opsionin “Change SMS App”.

Një tjetër risi e versionit më të fundit të aplikacionit Messenger është qasja në disa llogari njëherazi. Ky padyshim është një ndryshim i dobishëm sidomos për ata që zotërojnë disa profile siç është rasti i bizneseve.

Për të gjitha këto, u duhet vetëm të drejtoheni tek Play Store dhe të shkarkoni versionin më të fundit të aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Facebook do të rikthejë bisedat me SMS në aplikacionin Messenger
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)