Facebook do të përditësojë faqen tuaj kryesore në bazë të kohës që ju shpenzoni mbi një postim

Publikuar më: 13-06-2015

webads1_1020.0.0Facebook po tenton të bëhet gjithnjë e më i personalizuar apo i shënjestruar tek përdoruesit. Ditën e premte kompania lajmëroi se do fillojë të masë kohën që shpenzon përdoruesi në cdo postim dhe këto të dhëna do ti përdorë si një faktor bazë në përditësimin e faqes kryesore ose shfaqjen e postimeve tek ky përdoruesi. Kjo do të thotë që postimet apo historitë për të cilat ju shpenzoni më shumë kohë për ti lexuar, do të jenë ato që do të kenë prioritet mbi të tjerat.

Inxhinierët e Facebook, Ansha Yu dhe Sami Tas kanë zbuluar se nëse dikush shpenzon një kohë relativisht të gjatë mbi një postim, kjo do të thotë që postimi ka qënë i rëndësishëm për ta. Historikisht, Facebook ka zgjedhur të postojnë në faqen kryesore duke u bazuar tek numri i pëlqimeve, komenteve dhe shpërndarjeve. Por Facebook vuri re se jo gjithmonë një përdorues pëlqen apo komenton mbi një postim që është i rëndësishëm për të.

Por Facebook do të bazohet dhe në shpejtësinë e internetit të cdo përdoruesi kështu ai nuk do të keqinterpretojë një lidhje të ngadaltë lidhur me interesin për një postim të caktuar. Skuadra e Facebook deklaroi se nga ky përditësim nuk pritet që historitë e publikuara nga Pages të ndikohen. News Feed i Facebook, vazhdimisht pëson ndryshime të reja në mënyrë përdoruesve t’ju paraqiten postimet që kanë më shumë interes për ta. Vitin që shkoi Facebook përditësoi News Feed në mënyrë që në të të shfaqeshin më shumë postime që kanë lidhje me shokët tuaj në Facebook. (PC World Albanian)

Facebook do të përditësojë faqen tuaj kryesore në bazë të kohës që ju shpenzoni mbi një postim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)