Facebook do të ofrojë internet falas për operatorët mobil në vendet në zhvillim

Publikuar më: 27-07-2015

A 3D plastic representation of the Facebook logo is seen in this illustration in Zenica

Facebook Inc ka në plan të ofrojë akoma më shumë internet falas në pajisjet mobile edhe pasi e solli atë falas në 17 shtete në zhvillim. Me anë të një postimi në blog, Facebook deklaroi se do të krijojë një portal i cili do të lejojë çdo operator mobil të përdorë internet falas.

Ky portal vjen si pjesë e iniciativës Internet.org që Facebook ka aplikuar kryesisht në vëndet në zhvillim e sipër. Aktualisht Facebook bashkpunon me operator specifik për të lançuar këtë shërbim në sa më shumë shtete.

Vitin që kaloi Internet.org bëri të mundur aksesin online të 9 milion përdoruesve. Facebook e zhvilloi këtë platformë në bashkpunim me 6 partnerë të fushës së teknologjisë duke vendosur kështu lidhje mes shtetasve të vendeve të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë. E rëndësishme është që kjo iniciativë po mer gjithnjë e më shumë mbështetjen e partnerëve të rinj. Sigurisht që duke ofruar internet falas në vendet në zhvillim, Facebook rrit dhe numrin e përdoruesve të shërbimeve të saj; aplikacionin Facebook por dhe atij Messenger. (PC World Albanian)

Facebook do të ofrojë internet falas për operatorët mobil në vendet në zhvillim
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)