Facebook do të bëhet pjesë e tregut të shërbimeve muzikore

Publikuar më: 09-07-2015

467504926

Nëse mendoni se tregu i shërbimeve muzikore ka tashmë lojtarët më të fuqishëm atëherë po ju themi mos të nxitoheni.

E përse Facebook mos të bëhet pjesë e këtij biznesi? Music Ally ka raportuar se kompania Facebook Inc është duke punuar për ndërtimin e një shërbimi abonimi muzikor. Disa raporte së fundmi kanë treguar se Facebook është duke bashkpunuar me disa shtëpi muzikore. Një shërbim i ri muzike sigurisht që do të ndihmojë Facebook të gjenerojë akoma më shumë të ardhura përmes reklamave.

Por bisedimet tregojnë se si fillim Facebook do të përpiqet të lancojë platformën e re të videove dhe pastaj do të përqëndrohet tek audio. Sigurisht që për lancimin e një shërbimi të mundshëm muzikor, Facebook do të kërkojë dhe mbështetjen e Instagram dhe WhatsApp. Por nëse një produkt i tillë bëhet realitet, a do të mund ai të renditet si një konkurent i denjë përballë shërbimeve muzikore të Apple, Rdio, Spotify etj?! Kjo mbetet për tu parë. (PC World Albanian)

Facebook do të bëhet pjesë e tregut të shërbimeve muzikore
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)