Facebook dhe Twitter mund të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë publike

Publikuar më: 17-08-2015

A smartphone user shows the Facebook application on his phone in Zenica, in this photo illustrationRrjetet sociale, krahas anëve negative sigurisht që kanë dhe avantazhet e tyre. Hulumtuesit kanë zbuluar se rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter mund ti ndihmojnë ata të marrin të dhëna dhe informacione të rëndësishme për përdoruesit. Këto informacione më pas mund të përdoren në të mirë të sigurisë publike. Statisticieni Michiko Wolcott dhe kolegët e tij i përdorin rrjetet sociale si një burim i rëndësishëm informacioni, sidomos kur bëhet fjalë për situata emergjente.

Sipas Wolcott, mediat sociale luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e informacionit dhe grumbullimin e të dhënave në kohë reale gjatë fatkeqësive natyrore. Duke marrë parasysh adoptimin e këtyre rrjeteve sociale në çdo cep të botës, dihet se trafiku i informacion që qarkullon nëpër to është goxha i madh. Jo më kot dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e fushatave të ndryshme për të vlerësuar dëmet e tragjedive natyrore.

Në një mënyrë të ngjashme me Wolcott, bio-statisticieni Elaine Noesie, përdori një metodë për gjurmimin e sëmundjeve të ushqimit duke përdorur fotot e ushqimeve të publikuara, që janë kthyer në një trend kohët e fundit. Ky sistem i mbikqyrjes tradicionale arriti të vlerësonte disa nga sëmundjet më të përhapura në vend që vinin si pasojë e kequshqyerjes. Pa rrjetet sociale, nuk do të arrinim të merrnim të tilla rezultate. Nga të gjitha këto zbulojmë se rrjetet sociale nuk janë vetëm mjete komunikimi, por mund të përdorin fare mirë dhe si një ‘depozitë’ për mbledhjen e të dhënave. (PC World Albanian)

Facebook dhe Twitter mund të ndihmojnë në përmirësimin e sigurisë publike
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)