Facebook dhe Twitter bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin në rrjetet sociale

Publikuar më: 14-09-2016

Rrjetet sociale popullore Facebook the Twitter i janë bashkuar një rrjeti me mbi 30 kompani teknologjike dhe mediatike për të parandaluar publikimin e lajmeve të rreme dhe përmirësimin e cilësisë së informacionit të servirur në rrjetet sociale.

Platforma do të lançohet nga fundi i Tetorit, u shpreh menaxheri i përgjithshëm i këtij koalicioni, Jenni Sargent. Në mesin e anëtarëve gjenden New York Times, Washington Post, BuzzFeed, Agjensia Franceze e Lajmeve dhe CNN.

Kohët e fundit rrjeti social më popullor në planet me mbi 1,7 miliard përdorues aktivë në muaj është kritikuar ashpër rolin e tij në keqinfomimin e përdoruesve duke shpërndarë lajme të rreme. Nuk mund të ngelet pa përmendur edhe rrjeti social Twitter me 140 milion përdorues aktivë në ditë dhe rolin e rëndësishëm që luan në ofrimin e lajmeve të fundit.

Gjatë verës që të dy gjigandët implementuan masa të reja në menaxhimin e përmbajtjeve. Facebook reduktoi rolin e qënieve njerëzore në menaxhimin e trendeve ndërsa Twitter luftoi ashpër ekstremizmin pas sulmeve të Francës. (PCWorld Albanian)

Facebook dhe Twitter bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin në rrjetet sociale
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)