Facebook bashkëpunon me Nokia për të integruar hartat Here në aplikacionet e rrjetit social

Publikuar më: 05-05-2015

screen-shot-2015-05-04-at-14-38-57Një nga kompanitë që renditet si një blerës potencial i shërbimit të hartave Here të Nokia, Facebook, duket se ka nënshkruar një marrëveshje të heshtur me kompaninë finlandeze përsa i përket përdorimit të hartave Here Maps. Facebook është duke përdorur hartat Here në aplikacionet e tij si Instagram apo Messenger. Ky lajm vjen në një moment kur Nokia po mendon ta shesë këtë shërbim të cilin e ka vlerësuar me një shumë prej 2 miliard dollarësh.Përveç Facebook, burime të afërta tregojnë se blerës të tjerë potencial të Here mund të jenë Apple, Samsung, Uber, Baidu, Alibaba, Tencent apo dhe Yahoo.

Përsa i përket marrëveshjes mes Facebook dhe Nokia, të dyja kompanitë e kanë konfirmuar atë duke shtuar se hartat Here të Nokia po testohen përmes aplikacioneve të Facebook në mënyrë që kompania zotëruese të ketë më shumë fleksibilitet dhe kontroll në ofrimin e një eksperience konsistente tek përdoruesit.

Iniciativa e Facebook për të rivitalizuar eksperiencën e hartave në aplikacionet e tij nuk ka surprizuar. Si fillim, një teknologji e mirë lokalizimi në momentin që përdoruesi etikon një vendodhje, ndihmon Facebok të pasurohet si shërbim dhe ti ofrojë përdoruesve të tij një vlerë të shtuar. Së dyti, kjo marrëveshje duhet parë dhe nga një këndvështrim komercial; bizneset përdorin Facebook si një mënyrë promocioni dhe ata janë të interesuar në ofrimin e reklamave tek një audiencë me një vendodhje të caktuar. Hartat Here i japin Facebook një mënyrë për të forcuar marrëdhëniet me bizneset. (PC World Albanian)

Facebook bashkëpunon me Nokia për të integruar hartat Here në aplikacionet e rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)