Facebook akuzohet se ka ndihmuar Trump, Zuckerberg hedh poshtë pretendimet

Publikuar më: 11-11-2016

_92390856_whatsubjectPas kritikave të ashpra se Facebook i kishte ardhur në ndihmë kandidatit Republikan për President të Shteteve të Bashkuara, themeluesi Mark Zuckerberg doli në mbrojtje të rrjetit social.

Duke folur në skenë gjatë Techonomy, një konference teknologjike në Kaliforni, Zuckerberg tha se Facebook nuk është fajtori në këtë mes.

“Ideja se lajme e rreme në Facebook influencuan rezultatin e zgjedhjeve është një ide e çmendur,” tha ai.

Disa të dhëna paprake kanë zbuluar se përmbajtjet e rreme përbënin shumicën e përmbajtjeve të publikuar lidhur me zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Vitet e fundit Facebook është shndërruar në burimin kryesor të informacionit jo vetëm për amerikanët por mbarë botën. Furnizuesi i Lajmeve është ndërtuar në atë mënyrë që tu shfaqë përdoruesve përmbajtjet potencialisht në interesin e tyre.

Në fillim të këtij viti, Facebook u akuzua për të qënurit Anti-Trump sepse moderatorët favorizonin kryesisht përmbajtjet liberale në seksionin e trendeve. (PCWorld Albanian)

Facebook akuzohet se ka ndihmuar Trump, Zuckerberg hedh poshtë pretendimet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)