Facebook adreson vendet në zhvillim me lançimin e shitblerjes online për faqet e rrjetit social

Publikuar më: 03-08-2016

A man poses with a magnifier in front of a Facebook logo on display in this illustration taken in Sarajevo, Bosnia and Herzegovina, December 16, 2015.   REUTERS/Dado Ruvic/Illustration/File Photo

REUTERS/Dado Ruvic

Gjigandi i rrjeteve sociale Facebook do të ofrojë për bizneset e vogla në tregjet në zhvillim shitblerjen përmes faqeve në Facebook pa paguar asnjë tarifë shtesë bëri të ditur kompania ditën e sotme në përpjekje për të nxitur më shumë reklamues potencial në këto rajone.

Kjo është lëvizja e parë e Facebook në tregtinë online në tregjet në zhvillim. Vitin e kaluar kompania prezantoi një shërbim i cili ofroi për disa tregëtar shitblerjen e artikujve përmes reklamave me pagesë në aplikacionin e Facebook. Ndërkaq shërbimi më i fundit do të jetë falas dhe do të realizohet nga faqet e tregëtarëve.

Facebook shpreson se duke e bërë shitblerjen online më të lehtë do të nxisë bizneset në tregjet në zhvillim të reklamojnë produktet e tyre online.

“Nëse një biznes vëren përfitim nga faqja me shumë gjasa do të shndërrohet në reklamues të shërbimeve dhe produkteve,” tha drejtori i marketingut të produktit për faqet e Facebook Benji Shomair.

Facebook, stoku i të cilit arriti javën e kaluar vlerën më të lartë që nga themelimi, numëron 3 milion reklamues aktivë. Azia juglindore ngelet tregu me rritjen më të madhe në botë ndërsa SHBA-ja dhe Kina janë vendet që gjenerojnë më shumë të ardhura. (PCWorld Albanian)

Facebook adreson vendet në zhvillim me lançimin e shitblerjes online për faqet e rrjetit social
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)