-
Të rejat
Përdorni uebfaqen mobile të Facebook-ut për të harxhuar më pak baterinë e smartfonitAplikacioni i Facebook-ut për celular nuk është më aq keq sa ka qenë më parë, megjithatë ka ende disa probleme:
Superkompjuteri kinez Tianhe-2, tashmë më i shpejti në botëÇdo gjashtë muaj, organizata Top500 liston emrat e superkompjuterëve më të shpejtë në botë. Gjatë viteve të fundit lista ka
Harrojini llogaritë e lidhura në Outlook.comDitën e hënë, Microsoft-i u shpreh se nuk do të ofronte më mundësinë për të lidhur llogari në Outlook.com. Aktualisht,
Samsung gati për të lançuar Galaxy S4 më të shpejtëSamsung po bëhet gati të sjellë në treg një version tjetër të linjës Galaxy S4 i cili do të transmetojë
Evolucioni i sistemit operativ iOSKur Apple lançoi për herë të parë iPhone-in në vitin 2007, sistemet operative për telefonët me prekje ishin ende shumë
Shërbimi Digg Reader lançohet më 26 qershorDigg planifikon që të lëshojë shërbimin e vet të ri RSS gjatë javës së ardhshme duke iu mundësuar përdoruesve qasjen
NSA ka hetuar më pak se 300 numra telefoni në vitin 2012Sipas një dokumenti që qarkulloi gjatë ditës së diel, qeveria amerikane kërkoi informacione të hollësishme për thirrjet telefonike në më
- 13 hapa të thjeshtë për të përmirësuar dizajnin e faqes suaj ueb
- 8 mënyra si mund t’i mbani në punë punonjësit më të talentuar të IT-së
- Google kryeson me përfitimet nga reklamat mobile
- Disa prej karakteristikave kryesore të versionit Office 365 për sistemin iOS
- Të ardhurat nga reklamat mobile të Facebook priten të arrijnë shifrën 2 miliardë $
- Feedly nuk varet më nga Google Reader
Facebook, 20 vjet nën hetime për privatësi
Facebook do të jetë subjekt i kontrolleve periodike të privatësisë dhe ndëshkimeve të tjera për dy dekada, si pjesë e një vendimi të marrë nga Komisioni Federal Tregtar i Shteteve të Bashkuara (FCT).
Marrëveshja e FTC-së doli në përfundimin se Facebook-u tashmë duhet të marrë një 'miratim' përpara shpërndarjes së informacioneve të përdoruesve me reklamuesit ose të tjerët.
Kjo ndryshon nga opsionet e veta të privatësisë dhe nga ana tjetër ndalon rrjetin social nga paraqitja ndryshe e kushteve të privatësisë dhe praktikave të sigurisë.
Sipas raportit të Politico, vendimi ka të njëjtat pika si marrëveshja e arritur mes FCT-së dhe Google në vitin 2011 për lëshimin e dështuar të rrjetit social Buzz nga këta të fundit.
Në vitin 2011 FTC fajësoi rrjetin Facebook për mënyrën se si ndërmarrja i kishte mbajtur informacionet private të përdoruesve dhe se si ua mundësonte aplikacioneve të palës së tretë qasjen tek to.
Mes gabimeve të tjera regjistrohet edhe ajo e dhjetorit të vitit 2009, kur Facebook-u ndryshoi faqen e vet në mënyrë të tillë që disa të dhëna të përdoruesve u bënë të dukshme publikisht.
Po ashtu, FTC e akuzoi rrjetin Facebook për paraqitje ndryshe të informacioneve që shpërndahen me reklamuesit dhe deklaroi se rrjeti social nuk u bën të qartë përdoruesve fatin e fotografive dhe videove të tyre, fshirjen e llogarive të tyre, teksa një pjesë e përmbajtjes nuk fshihet në të vërtetë, në kundërshtim kjo me atë çfarë deklaron faqja, thuhet më tej. (PC World Albanian)