Expedia blen HomeAway. Shndërrohet në rivalin direkt të Airbnb

Publikuar më: 06-11-2015

2015-11-04_1445Expedia Inc njoftoi ditën e djeshme se do të blejë Home Away, ofruesin e shërbimeve të qiramarrjes për më shumë se 1 milion vende akomodimi si dhoma, vila, kabina madje edhe ferma. HomeAway operon në 190 shtete të botës, përfshi edhe Shqipërinë, dhe numëron 1588 punojës.

Uebfaqja e HomeAway është e disponueshme në 20 gjuhë të ndryshme të botës. Marrëveshja mes Expedia dhe HomeAway llogaritet në 3.9 miliard dollar.

Home Away është themeluar në 2005-tën. Në 2011 kompania mori një fond prej 505 milion dollarësh. Ekspedia ka paguar 10.15 dollar për çdo aset të HomeAway.

Kjo blerje e re e vendos Expedia-n përballë një rivali të vjetër të HomeAway, Airbnb. Duke parë rritjen e këtij të fundit, Expedia në vend që të vijonte me planet e krijimit të një shërbimit të ngjashëm vendosi të blinte HomeAway. (PCWorld Albanian)

Expedia blen HomeAway. Shndërrohet në rivalin direkt të Airbnb
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)