@evleaks zbulon smartfonin HTC One A9 në gjashtë ngjyra

Publikuar më: 24-09-2015

htc-aero-2015-09-24-01Një raport i publikuar, na jep një pamje më të qartë rreth produktit që kompania HTC pritet të sjellë në treg këtë vjeshtë. Këtij smartfoni i referohen me emrin e koduar ‘Aero’ por emërtimi zyrtar i tij është ‘HTC One A9’.

Sipas Evan Blass në Twitter, One A9 do të jetë i disponueshëm në 6 versione ngjyrash; argjendi, floriri, gri e errët, e zezë, rozë e lehtë dhe vishnje. Në imazhet e publikuara, ky smartfon duket të ketë ngjashmëri me iPhone 6 të Apple për shkak të dy vijave horizontale që ka në pjesën e pasme.

CEO i HTC, Cher Wang i cili u vendos në këtë post në muajin mars, është shprehur pak kohë më parë se kompania do të sjellë në vjeshtë të këtij viti një smartfon të nivelit të lartë. Ky smartfon shpresohet të rivitalizojë shitjet e kompanisë pavarësisht shkurtimeve të stafit që po ndodhin kohët e fundit.

Në Gusht kompania raportoi se do të shkurtonte 15% të stafit të saj në gjithë botën. Edhe pse linja One e smartfonëve të kësaj kompanie ka marrë nota të lartë nga kritikët, suksesi i saj nuk ka arritur akoma në atë nivel sa të rrisë financiarisht kompaninë HTC. (PC World Albanian)

@evleaks zbulon smartfonin HTC One A9 në gjashtë ngjyra
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)